Imogen Heap, Juliette Lewis & The Licks, Garbage, No Doubt, Janis Joplin, Jim Morrison, Marilyn Manson, Nightwish, Lacuna Coil, Guano Apes, Anouk, The Cranberries, System of a down, Aerosmith, Pink, Amy Winehouse, Ayo...
Kush jam unë??????!!!
Unë jam një aktore e çmendur që ngjitet në skenën e teatrit « Jetë » dhe si të tjerët duhet të luajë rolin që i kanë caktuar. Mua nuk më pëlqen ky rol dhe improvizoj, bërtas, përpëlitem. Zhvishem nga morali. Thyej në mijëra copa rregullat. Qëndroj lakuriq para jush pasi kam grirë e hedhur rrobën e virtytit. Aktorët e tjerë mundohen të më ndalojnë. Më perbuzin. Më quajnë të kotë.. Rrotullohem dhe pyes veten: nga kush po vlerësohem ? Nga njerëz qe mohojnë se janë të kotë dhe janë pikërisht ata që në përgjithësi janë të kotë në formë aq brutale saqë i mbyllin instiktivisht sytë para kotësisë me qellim që të mos ndihen të detyruar të perçmojne veten e tyre.
Unë jam ajo që u thith, u tërhoq prej flokësh nga duhmat e vdekjes, por u ringjalla, u ktheva. Më i mundimshëm ishte kthimi. Unë i putha dobësitë e mia, të panjohurën, frikën dhe i thërrmova me buzëqeshje. Sfidova të pamundurën brenda çmendinës sonë të përbashkët. Mësova të ndjej me çdo qelizë të trupit tim. Mësova të posedoja veten, të dashuroja.
Tani gjithçka e përjetoj në frekuenca shumë të larta. Kur ju të perceptoni frekuencat e mia. Unë do ti kem ndërruar. Dhe atëherë kur vala e dikujt në një pikë të caktuar të mjedisit do të arrijë të mbivendoset mbi valën time, do të ndodhë interferencë. Si përfundim sido që të jetë puna unë gjithmonë do të shkaktoj ngatërresa të pashmangshme. Kjo jam unë…. (ndoshta)
Votoni per videon nga Mastarhymes-Für dich në MTV
Ju lutem na votoni ne MTV Rookies per videoclipin tonë nga Mastarhymes.Videot më të votuara kanë shanc qe te transmetohen ne kanalin muzikor të MTV-së.Eshtë e mundshme qdo 20 minuta të mundë të votoni përsëri.
Nese mund te na mbeshtesni do t'jemi mirnjohes. Faleminderit per mirkuptim!
Normalisht nuk kushton asgje te votoni, mund edhe te mos jeni i regjitruar! Ju lutem votoni dhe shtypni njerin nga 5 yjet dhe jepni kodin qe del kur te shtypni yllin.
Hiii, Obobo sa e ke ngarkuar kte profil. Duket shume bukur, po do 1 ore te hapet, dhe 1 ore sa te gjej butonat. I shkruajta dhe Bokut, dhe Heldit. Sikur u permallova njecik sot per rockun Shqiptar. Duhet te vini njehere ne Kanada, se kan ardhur shume kengetar te tjere. Pres tju shoh! puccc Fiona