Free Rok Dedvukaj
Rok Dedvukaj
HELP!!! Free Rok and his cousins!!!!!!

Male
50 years old
Bardhja, Malsia
Albania



Last Login: 7/12/2009
Mood: distressed Mood Image
View My: Pics | Videos | Playlists

   Contacting Free Rok Dedvukaj

 MySpace URL: 

Get Flash now!

In order to listen or view this content you will have to upgrade your version of Flash.



    Free Rok Dedvukaj's Interests
General
Music

     Free Rok Dedvukaj's Details
Status:Married
Hometown:Troy, Michigan
Zodiac Sign:Libra
Children:Proud parent



Free Rok Dedvukaj is being held hostage in Montenegro!
view more

Free Rok Dedvukaj's Latest Blog Entry  [Subscribe to this Blog]

THE JOSEPH DEDVUKAJ FIRM  (view more)

Trial Progress / Timeline  (view more)

[View All Blog Entries]

   Free Rok Dedvukaj's Blurbs
About me:
A do të lexohen një ditë këto shkrime? Morra penën në dorë, nja dy a tre rrjeshta ti shkruaj Ndoshta fletet e bardha, nuk do të mjaftojnë, për të treguar dhe shkruar Shumë dhimbje dhe vuajtje tragjedit shqiptare, në shekuj dhe brëza, Të përjetuara me lotë dhe me shumë brënga. Ndalëm dhe mëndojë, shumë largë diku fluturojë, Me mëndje dhe me zëmër, shpesh herë atje qëndrojë, Dhe si në një ënder, i humbur nis dhe kujtojë. Ishte një natë e errët, me shi dhe vetëtima, Qielli i ngrysur, sikur donte të dahej përgjysëm. Një heshtje e madhe mbizotëronte atë natë në kullë, ku dhe moti vajtonte. Nga tymi i cigares së dëndur rreshtazi, që dridhej e bënte spirale, U mundova të kuptojë diçka, një brëng , fshehtësi, në shpirtin e prinderve të mi. Nuk vazhdojë gjatë! Zhurma e një makine, e theu atë monotoni të pa fjalë. Hedh veshtrimin nga nëna, shikojë lotë në sytë e saj, Dhe mbas me një zë të mbytur më thotë: Bir. Vishu, bëhu gati të shkojmë. Po ku, ku po shkojmë nënë. Ku? Nuk dija!!! Larg biri im. Larg diku në dhe të huaj. Po shkonim në kurbet, për të mos u kthyer më kurrë. Dëgjova këtë fjalë, KURBET, të tingëllojë në veshët e mi, Që kuptimin ende nuk ja dija dhe pyes nënën me lotë në sy: Nënë, ku shkojmë?! Pse duhet ta braktisim, ne kullen tonë?! Po me lotë në sy, më drejtohet përsëri: Ehhh more biri im. Do ti lutëm Zotit të mos mbetet rrugë e pa kthim. Ecnim nëpër rruget e errëta plotë terr, Duke lënë mbas dyeret e larta, të drunjta, të kullave të fashtit tim. Nuk e dija se ajo natë e zymtë, do të ishte fillimi i një jete tjetër, Që ishte nisur në terr dhe rrugë qorre pa mbarim. Permes errësirës dhe agonis, mundëhesha të ënderoja fytyren e pranveres. Në shpirt dhe në zëmer, mu krijua një zbrastësi, jo shumë vonë do të kuptoja, Se ajo ndienje e zbraztësis që kisha në shpirt, Do të më bëhej plagë e madhe e jetes time, Plagë e cila me breza nuk gjeti sherime. Dhe ja!!! Mbas atij udhëtimi të asaj nate plotë terr, ankth dhe pa siguri, U gjëndëm mes zhurmash, dritash marëmëndese, Që për momentin a parë, të hutonin dhe linin pa fjalë. Po agimi i ditës së re, çfarë do të sillte??? Nuk dija, isha ende fëmijë. Ende nuk e kuptoja, që ardhja ime këtu, Do të ishte përfundimi im, në këtë det të pafund. Në këtë vënd të mallkuar, duke luftuar, mesë vetës dhe shpirtit, Deshirës dhe mundësisë, për të mbijetuar dhe ekzistuar, Dhe të jem krenar kurë të më thërrasin Shqiptarë!!! SHQIPTARË!!!!! Kjo fjalë sa e ëmbel, që të gëzon shpirtin dhe zëmrën, Që të jep nder dhe krenari dhe me ëmërin Malësi. Malësia e Madhe !!! Malësia Kreshnike!!! Me ato male legjëndare, ku më e ëmbel është balta se mjalta, Në ato male, ku u shpalos historia, dhe u ngrit Flamuri ynë kombëtar, Pas pesë shekujsh rrobëri, nën shtypje dhe sundim, Në ato vënde ku ishte krenaria, me plotë lavdi dhe histori, Në vëndlindjen time, ku gjeta vetëm gëzime. E ku ka gëzim më të madhë, kurë kujtojë atë kohë të fëmijërisë, Edhe gurët e malit më njifnin kurë ecja mbi to dhe isha çoban me dhën dhe dhi. Por tani mbetëm vetëm me kujtime, me ëndërra dhe vetmi, Plagë e madhe e pashërushme është kurbeti, E sidomos kur njeriu rritet në dhe të huaj, Kurë të mohohet dhe e drejta në gjuhen e nënës për tu shkolluar, Kurë njeriu humbet dhe mbetë diku midis dy botësh, Botës Shqiptare dhe asaj të huaj. Vitet shkojnë dhe se kupton, se si kjo kohë kaq shpejt kalon, Mundohëm të gjëj vetëvetën, në çdo kohë dhe hap të jetës time. Këtu njeriu jeton në vetmi, shef të ardhmen para syve duke ju shkri, Në dhe të huaj, në këtë vënd u tjetërsova, humba identitet, Mbeta mes rrugësh i zhgënjyer, mbeta pa shpresë, Për jetë i përvëluar, me ëndërra të mbetura si një vegim i pashuar, Kujtimet më vrasin shpirtin, shumë më lëndojnë, Mundohëm t'ju tregojë fëmijve të mijë, për Shqiptari dhe Malësi, Ehhhh që nuk duan t'ia dijnë. E pyes veten: Pse, kjo tragjedi ndodhi dhe me mua??!! A thua Zoti, më ka denuar?? O Zot!!! Pse je i pamëshirshëm dhe më ke harruar?? Pse baba im nuk mëndojë, fëmija si do të përfundojnë në dhe të huaj që të jetojnë? Nga skamja dhe mjerimi,nga shkjau gjakatar nuk mbeti zgjidhje tjetër përveç se mërgimit. Më erdhi koha e tillë, në këtë tokë të huaj, Të bëhëm përkthyes mes nënës dhe fëmijeve të mi. Kjo nuk mund të durohet, është një tragjedi, Tragjedi e humbjes, plagë e pashërueshme në këtë vënd të zi, Nëna ime e mjerë, me gjuhen e huaj nuk u pajtua, Me nipa e mbesa nuk din me komunikua, Shumë gjëra të tmershme, unë perjetova në këtë dhe të huaj, Ku zëmrën dhe shprtin tim unë i lëndova, Kurbeti është sëmundje, gangren e pasheruar, Dal nga dalë të djeg dhe sikur zjarri të shuan, E prej asaj nate me vetëtima dhe terr, Unë vetëm vuaj dhe vuaj pa mbarim në shpirtin tim. Toka ime, që u linda dhe u rrita çdo herë tek ti, vetem gëzim dhe lumturi prita, Tokë që më dhë të bukurin ëmer, gjithë jetën time do e ruaj në zëmër, Toka ime, çdo herë më ke dhënë dritë, më ke ushqyer dhe në ty jam rrit, Bijtë e tu, të ushqyen me gjakun e tyre të pastër, tokë e shënjtë me qiellin tënd të kalter, Në ketë tokë, ku nëna me solli në jetë, ku ëndërrojë të varrosëm dhe në ty me vdek, Në këtë tokë deshirojë të pushojnë eshtrat e mi, në tokën time të shtrënjtë, Në tokën NËNË SHQIPËRI.



CoolChaser.com Background from Google search result
CoolChaser

Who I'd like to meet:
Autobiografi, perkushtuar punes dhe mbresave gjate viteve te veprimtaris per ceshtjen kombetare Shqiptare. Te dashur lexues dhe bashkombasit e mi Shqiptare, kudo qe jeni ju pershendes thellesisht nga zemra. Nuk di nga t'ia filloje, duarte me filloje e dridhen keto rrjeshta duke shkruar. A thua valle erdhi pleqeria, kur penen kap nder duar? Por jo. Jane emocionet e medha qe bejn duart te dridhen nga ato pak rrjeshta qe po shkruaj duke ju treguar pak nga jeta ime. Nuk jam poet as shkrimtar, por ne keto dy a tre flete te bardha ne te cilen po hedh disa mbresa dhe kujtime te paharruar te jetes time, me kenaqsi dhe deshire shpresoj te lexohen dhe nga ju bashkombasit e mij. Shkak i ketij shkrimi u be i mundur, nepermjet nje telefonate nga shoku im dhe aktivisti Pjeter Jaku, qe me shtyu dhe inkurajoj, te mare guximin dhe t' ju tregoje shkurtimisht pak nga jeta dhe aktiviteti im kushtuar popullit dhe atdheut tim dhe pse ndodhem me banim jashte shtetit ame. Familja ime emigroje ne vitin 1968, ashtu sikurse shume familje te tjera, qe leshuan ato vite intensivisht trojet e Malesis se madhe. Largim ky nga vendlindja jone, bere si pasoje e politikes se ndjekur ne ate kohe, politikes Serbo-Malazeze, politike e cila ndiqet dhe ne diten e sotme. Ne ate kohe isha ende femije 10 vjecar, por shume mire mundem te kujtoje me shume dhimbje cdo hap te hedhur nga une, qe nga dita e pare e tmershme dhe e pa harruar kur u desh te braktisnim vendin tone. Dhe pse sote nuk jam me femije, por thinjat e bardha me kane mbuluar, lote te nxehte me pershkojne fytyren e nuk mundem ti ndal dhe pse jam Malesor, kur kujtoje ate dite braktisje nga vendlindja jone. Pas nje qendrimi ne Itali prej 10 muajsh, ne vitin 1969 u be e mundur ardhja ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe me konkretisht ne Detroit, qytet i Michiganit. Me ardhjen time ne kete vend, ne ate kohe dhe pse isha femije qe u rrita ne dhe te huaj, kenaqesit dhe preferencat e mia si femije mbeten po ato, qe kisha dhe ne Malesi. Kujtoje me malle ate kohe, kure si femije nuk kisha ndonje gezime apo lumturi tjeter te shijoja, pervec se kohes kur ushtorja me cifteli, qe ishte nje nder nga disa instrumentat e tjere qe une deshiroja te mesoja. Vitet kalonin. Jeta dhe hallet me burreruan disi para kohe. Ne vitin 1980, babi me vdiq dhe mbeta jetim me motrat dhe vellezerit e mij, duke me ren nje barre e madhe mbi shpatullat e mija dhe pse isha ne nje moshe ende shume te re. Jo shume muaj larg kesaj dhimbje qe kalova, do te niste dhe aktiviteti ime kushtuar ceshtjes kombetare, se bashku me disa shoke te tjere, aktivitet i cili u nxit me shume, me ngjarjet e demostratave te Kosoves ne Prill te vitit 1981. Ky moment kritik qe po kalonte populli im, ishte si nje shkendi flake, per tu bere iniciatori i krijimit te Shoqates Kulturore Artistike "Shqiptari", shoqate te cilen e drejtova dhe si kryetari i saj, per gati 12 vite me rradhe. Krijimi i kesaj Shoqate do te pasohej dhe me hapjen e Radio Programit "Zeri i Shqiptarit'', program i cili u degjua per me se 8 vite deri ne vitin 1994, drjetuar nga une si zedhenes se bashku me shokun tim aktivistin Dod Nicaj. Kjo periudhe vitesh u be shume e larmishme me aktivitete te nje pas njeshme, ku une dhe shoket e mij aktiviste organizuam demostrata dhe greva te ndryshme, per te dhen kontributin tone sadopak ne drejtim te ceshtjes kombetare dhe ti tregonim botes mbare dhe pse me banim jashte shtetit ame, ne zemrat dhe dejet tona rrjedh gjak Shqiptar dhe ne nuk do te pajtohemi kurre se si me shkeljet dhe padrejtesit qe jane bere popullit tone Shqiptar nder breza. Nder grevat e shumta qe u ben gjate kesaj periudhe kohe dua te theksoje, greven e urise qe u be ne Detroit dhe ne disa qytete te tjera te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Greve e cila ishte ne perkrahje te kerkesave legjitime te Shqiptareve qe ndodheshin nen okupimin e Sllavisteve ne ish Jugosllavi. Ne vitin 2000, Shoqates "Shqiptari" ju bashkangjit po ashtu dhe krijimi i nje Shoqate te re e quajtur me emerin "Atdheu". Shoqate gjithashtu kjo, e cila organizoje disa koncerte dhe shfaqje kulturore-artistike. Mbresa te pa haruara mbeten ne mendjen dhe zemren time, kujtimet e Tetorit te vitit 1983 dhe te vittit 1988, ku Shoqata "Shqiptari" ishte pjesemarrse ne Festivalin Folklorik te Gjirokastres. Mundem ta quaj kete kohen me te bukur dhe gezimin me te madhe te perjetuar ne jeten time, gje e cila vecohet per ato emocione, te pa pershkruara kur na u dha mundesia te ishim perfaqsues te mergates Shqiptare dhe po ne te njejten kohe te benim prezantimin e Shqiptareve me banim jashte shtetit ame. Kjo gje na bente te ndiheshim ende me kranare dhe me vete faktin, kur ne skenen e Fstivalit te Gjirokastres, u prit me shume dartokritje dhe emocione dalja jone ne sken te quajtur me emerin Kosovar. Nuk dija isha ne ender apo jo, kure avioni yne po ulej ne pisten e aeroportit te kryeqytetit tone Tirane. Per here te pare ne jeten time pata fatin te shikoje dhe vizitoje atdheun tone, te krijoja koncepitn ne mendjen time dhe me prezencen e policit me uniformen Shqiptare, gje qe tregonte me teper per ekzistencen e shtetit tone Shqiptare, pasi ne vendlindjen time se patem kurre fatin te jemi te barabart dhe te kishim keto nocione se dhe ne ekzistonim njesoje sikur cdo popull me te drjeta te njejta te barabarta. Heren e pare me vajtjen tone ne Festivalin e Gjirokastres, do te them se ishte dicka shume e bukur dhe befasuese duke filluar qe nga mirepritja qe na ben vllezerit tane ne Shqiperi, por dhe me surprizen e bere nga ata, me festimin e 25 vjetorit tim te lindjes ne 8 Tetor te vitit 1983. Po ashtu nuk mundem te haroje pa permendur, nenen tim me perkrahjen dhe ndihmen e saj te pa lodhshme qe na ofroje me punimet e kostumet kombetare popullore per shoqerin tone. Ishin mbi se 100 kostume kombetare popullore te ndryshme, te punuara nga duart e saj me aq kujdes dhe bukuri. Pra ishte kjo ndihma e nenes time dhe frymezimi i babait tim qe ne vegjeli qe me ushqej dhe edukoje me atdhedashurin dhe frymen kombetare Shqiptare qe me djeg dhe shkrumbon shpirtin tim. Mbetet per te theksua gjithashtu, per krijimin e deges se Fondit "Vendlindja Therret " ne Detroit, ku isha nje nder organizatoret e pare per krijimin e kesaj dege te Detroitit per kete fond. Fonde te cilat shkuan ne ndihme drejt per se drejti te Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Ushtri e cila beri te mundur mbrojtjen e vendit kunder armikut sllavo-barbar shekullor. Pra ky aktiviteti i im, gjate ketyre viteve ishte nje arritje dhe krenari e imja, per t' ja perkushtuar atdheut tim ne drejtim te ceshtjes kombetare Shqiptare, kohen dhe cdo sakrifice te bere per te ndihmuar sa do pak ne arritjen e qellimit , enderes dhe plotesimit te cuarjes ne vend te amanetit te gjysherve tane per BASHKIMIN KOMBETAR dhe nuk do te kursehem asnje here, nese do e kerkoje nevoja dhe jeten ta fal per kete qellim duke qen i perbetuar deri ne pike e fundit te frymarjes time per te bere realitet enderen tone te popullit Shqiptar. Ja pra te dashur lexues keto ishin disa nga kujtimet e jetes time, qe une ju tregova shkurtimisht dhe duke ju pershendetur kudo qe jeni Shqiptare ane e mban bote po e mbydh kete shkrim te shkurter medisa vargje te shkruara nga une Rrok Dedvukaj



   


   Free Rok Dedvukaj's Friend Space (Top 11)
Free Rok Dedvukaj has 104 friends.
 Free Kola Dedvukaj 


 Free Sokol & Gjergj Ivanaj 


 A.L.B.O. Dedvukaj 


 Ilir aka Eli 


 Gezim Nikaj 


 Anton 


 Agron Dedvukaj 


 g$$ 


 Leon 


 paul 


 Tom 





Free Rok Dedvukaj's Friends Comments
Displaying 11 of 11 comments  ( View All | Add Comment )
A.L.B.O. Dedvukaj





Jan 13 2009 10:45 AM

i miss u bab!
i hope u come home soon i love u bab! so much always and forever
im so proud of u
be strong for me!
u'll be home soon i promise!!!
I LOVE U BAB SO MUCH!
FUCK MYSPACE





Feb 6 2008 2:13 AM

thanks for the add!
i hope they all come out SOON!!!
THE ONE AND ONLY ELVIRA31





Oct 7 2008 4:50 AM

Photobucket
Anton





Jul 4 2008 6:33 PM

Përshëndetje si po kalon?
Le të bashkohemi të gjithë shqiptarët në datën e 15 korrikut, që të shpresojmë që vëllezërit tanë të lirohen nga burgu të cilët gjenden gati 2 vite në burgun e Spuzhit, të akuzuar për terrorizëm.
Shpresojmë që ata të lirohen sa më parë pa kusht, sepse ata janë malësorët tanë të cilët janë të pafajshëm.
Kalosh mirë.
VISI BABY





Apr 30 2008 7:12 PM

WHATS UPFreeRokDedvukaj,



JUST STOPPING BY TO SHOW SUM LOVE TOO YOUR PAGE..

NEWS PICTURES AND NEW SONGS COMMING VERY SOON

VISI


Bukurije77





Apr 16 2008 2:16 PM

albanian glitters, albanian myspace graphics

JU PERSHENDES DHE ISHALLAH SA MA SHPEJT LIROHET BABA I JUVE DHE BASHKOHET ME FAMILIJE!! OH FORA I DALT SHKIVE HE JORABI!!!!

FREE ROK DEDVUKAJ

FREE ROK DEDVUKAJ
Mary





Apr 14 2008 3:07 AM

Thanks so much for the add. I'm praying for your release, Rok, and an end to this injustice.
Take care,
LuLu
sjfsaaaaaa





Mar 20 2008 2:17 PM

Të dëshiroj lirim sa më të shpejt.
T a F F





Feb 1 2008 1:01 PM

How sad, how horrible...

God willing, they will come back soon. I can't believe this is still going on. May God be with those men and all their families. I was fortunate to meet Rockey years ago, hopefully he and all of them return safely soon!

What is the status of their return/discharge/case/etc?
THE ONE AND ONLY ELVIRA31





Jan 31 2008 7:12 PM

Thx 4 da add request AND THAT IS SO SAD WHATS GOING ON IN MONTINEGRO BECAUSE IM FROM THERE ULQIN AND I WOULED LIKE 2 HELP IN ANY WAY AND HOP U GET OUT BYE
Ilir aka Eli





Jan 27 2008 4:27 AM

we love and miss you daji, we hope u come home soon
Add Comment


©2003-2009 MySpace.com. All Rights Reserved.