Muzikanti misterioz: Ndjej harmonikën, mos u merr me mua
TIRANE - Çdokush do ta kujtonte veglën muzikore pak më të madhe se një kuti shkrepëseje, që prodhon tinguj të ëmbël. Një njeri që ka lindur të paktën 18 vjet më parë, vështirë të mos ketë provuar kënaqësinë e të bërit muzikë me anë të saj. Ndërsa sot, rrallë ia gjen ndonjë personi atë lloj instrumenti dhe, për më tepër, janë akoma më të rrallë ata që e ushtrojnë si profesion. Një nga ata është Gent Ballta, i cili që nga momenti që ka vënë për herë të parë në buzë harmonikën, nuk është ndarë më nga ajo. Një pasion që më pas u kthye në profesion të pakonkurrueshëm. Tashmë ai është nga të paktët mjeshtër që qarkullojnë në territorin shqipfolës me harmonikë në dorë. Genti guxon dhe më tej.SE SHPEJTI ai do nxjerr në treg një album tërësisht me instrumentale ne te cilat eshte e pranishme dhe harmonika, të kompozuara nga vetë ai. Gjithë ekperienca e shtrire ne kohe,do të kurorëzohet në një përmbledhje të vetme, që do të quhet "PolyBlue"polifoni dhe blues. Dëshira e tij për muzikën ka filluar që në moshen 5vjec, kur telin e violinës e bëri hark për shigjetë, dhe më pas shkolla e lartë ka vijuar për kompozicion. Ajo që nuk iu nda asnjëherë ishte harmonika. Sot, në një intervistë për Sh2-shin,Gent Ballta na tregon për fillimet e veta në muzikë, pasionin për harmonikën. Pas kësaj, ai kërkoj pak imazh dhe këto ishin dokumentarët e realizuar në televizion, me anë të kamerës. Një nga sekretet e tij ishte se në çdo krahinë ku shkonte,arrinte të gjente kolonën zanore të çdo pamjeje.
Genti, si ka lindur dëshira juaj për muzikën?
Që kur isha pesë vjeç, kam tentova të studioj për violinë. Madje, që në fillim mund të kujtoj një histori Kur mora violinën në shtëpi, harkun e saj e përdora si hark shigjete. Kur shkova te shtëpia e pionierit, më thanë: "Bjere mor këtu violinën, se nuk je për këtë punë". Më pas mora mësime private në piano. Në liceun Jordan Misja pastaj,vazhdova për kitarë, dhe në të lartën fillova të studioja kompozicion.
Po harmonika, ç'lidhje ka me ju?
Harmonikën e kam prekur për herë të parë në klasë të tretë apo të katërt, me sa kujtoj. Kujtoj që në klasë të katërt imitonim grupin The Beatles. Njeri merrte fshesën, për të bërë kitarën, tjetri baterinë tek tubi i sobës, ndërsa i vetmi që i binte një vegle origjinale muzikore aty, isha unë, me harmonikën. Edhe pse vazhdova studimet për kitarë e kompozicion, vazhdoja t'i bija harmonikës.
Kur keni realizuar ndonjë regjistrim të mirëfilltë me harmonikë?
Më kujtohet që regjistrimi i parë ka qenë pikërisht me Held Krajën, kur ky i fundit ka bërë një album në vitin 1996. Ndërsa në '98-ën ka bërë një koncert Elton Deda dhe kam qenë pjesë e këtij recitali. Më pas ishte një moment kur unë u shkëputa nga muzika fizikisht, por jo shpirtërisht. Mbas luftës së Kosovës, unë fillova të punoja me kamera. Dhe disa kohë më vonë fillova punë në një stacion televiziv privat dhe sot e kësaj dite gjendem aty në rolin e operatorit. Gjatë gjithë kësaj kohe unë kisha qenë pjesë e Piano-Bar, ku luaj si pjese e grupeve, por shpesh edhe vetëm ose me ndonje kengetare.
E duan njerëzit tingullin e harmonikës?
Po. Në Amerikë është shprehja që harmonika vjedh skenën. Me harmonikën time kam shëtitur lokalet e para që përdornin muzikën live. Pothuajse kam qenë në të gjitha ata që e përdornin këtë lloj muzike. Dhe në këto ambiente, vinin njerëz vetëm për të dëgjuar tingullin e saj. Si fillim kam qenë me Ton Dedën dhe më pas me grupin e tyre "Tre moskëtjerët".
Pse u shkëputët më vonë?
E thashë, ishte profesioni i operatorit që më joshi më tej. U tejngopja me tingullin dhe kisha nevojë për imazhe. Këtë gjë mund ta gjeja vetëm me kamerën në krah, duke shëtitur, në zona të ndryshme të Shqipërisë por edhe jasht kufijeve për realizimin e disa dokumentareve. Shkëputja nuk ishte absolutisht përfundimtare, unë u riktheva sërish më vonë...
Kur erdhi ky rikthim?
Në vitin 2006 u bëra sërish pjesë e një piano bari, me harmonikë, po këtë herë duke futur edhe kitarë. Më pas mora edhe një këngëtare. Në ato momente dhe me atë lloj formacioni që kisha unë, punë kisha sa të duash. Dhe prej asaj kohe nuk jam shkëputur më, punoj në lokale të ndryshëm, interesi është goxha i madh.
Ju ka munguar konkurrenca me këtë lloj vegle muzikore?
Po. Mungesa e konkurrencës është edhe e mirë, edhe e keqe, sepse je vetëm me veten.
Keni menduar për ndonjë album vetëm me tingujt e harmonikës suaj?
Po, albumi është pothuajse gati. Do të ketë vetëm pjesë orkestrale edhe me harmonikë të kompozuar nga vetë unë. Dhe mund të them me plot gojë që do të jetë albumi i parë i këtij lloji në Shqipëri. Puna më e madhe është bërë. Tashmë kanë ngelur vetëm disa gjëra teknike të vogla dhe së shpejti,do të jetë në treg.Titulli i tij do të jetë "PolyBlue". Që do të thotë polifoni dhe bluz.
Cila është pjesa më e vështirë që keni luajtur me harmonikë?
Ka pjesë të vështira, por këtu brenda shqipfolësve, unë nuk njoh konkurrencë, jo për modesti, por jam më se i sigurt për këtë. Madje, do t'ju tregoj një histori të shkurtër. Një shoku im më merr në telefon një ditë dhe më thotë: "Jam në filan lokal, dhe po dëgjoj dikë që i bie harmonikës, po është mjeshtër". Aty nuk më mbajti vendi. Mora valixhen me harmonika dhe u nisa drejt atij lokali. Pashë që ky luante variantin e Bob Dilanit, por teknika e tij nuk është e vështirë. Ndërsa kur u ula unë..., loja që bëja ishte ku e ku! Kjo lloj prepotence mua më zgjat vetëm pak sekonda, jo se e kam gjatë gjithë kohës.
I shqetësoni komshinjtë gjatë kohës që luani muzikë në shtëpi?
Po luaj. Kam dhe një histori me komshinjtë. Kur një ditë i kisha ndezur të gjitha me volum të lartë, duroi sa duroi komshiu dhe dërgoi fëmijën e vet. Dhe, e dini çfarë tha? "Më tha babi ulja pak zërin, se nuk e ka lidhur mirë abazhurin". Kjo ishte një kërkesë diplomatike.
Më fol pak për shijet e tua muzikore. Çfarë muzike pëlqeni?
Bluz. Dua shumë muzikën popullore tradicionale shqiptare. Dua të them se së shpejti do tentoj të bëj një eksperiment duke futur edhe harmonikën në këngët popullore.
Ku i merrni harmonikat dhe a janë të shtrenjta?
I blej në Amerikë. Kushtojnë aty tek 30 dollarë një. Janë të llojeve të ndryshme dhe me nevojiten disa.
interviste nga Entela Resuli | 11/05/2009
Hey guys !!! Playyoursong is a iniciative that pretend to trasmite on a global level the importance that artist like you have in the music scene, and with this increase your promotion possibilities. If you want to join us and are interested in making your music known, IT IS VERY EASY, you just have to fill in a registrationform in this next link, validate your account, insert the music creation that you want ( MP3 Format )